Përkufizime

– Fjalori Larousse: “Degustim do të thotë të vlerësosh nëpërmjet shqisës së shijimit, së shijes dhe nuhatjes, cilësitë e një ushqimi solid ose të lëngshëm.”

– Përkufizimi enologjik përcakton siç duhet katër fazat e degustimit:
1º. Observim nëpërmjet shqisave (të gjithave)
2º Përshkrim i perceptimeve
3º Krahasim duke u nisur nga disa norma të përcaktuara. (defekte dhe cilësi)
4º Gjykim i argumentuar. (Përshkrim i defekteve dhe cilësive)

– Logjika. Vera është bërë për t’u konsumuar, vlerësuar dhe shijuar, ndërkohë DEGUSTIMI është akti që jep mundësinë e dhenies së një gjykimi të VLEFSHËM mbi cilësinë e saj.

Ekzistojnë tre aspekte të degustimit:
I. Degustimi Teorik: studion mekanizmat e shijimit.
II. Degustimi Analitik: studion marrëdhëniet e shijes dhe aromës bazuar në përbërjen e verës.
III. Degustim i aplikuar: do të thotë të përshkruash me saktësi dhe detaje përshtypjet shijuese, të komentosh dhe të klasifikosh verërat. Të plotësosh një dosje me të gjitha të dhënat e verës në fjalë.