Vlerësimi

Pasi është kryer degustimi, pasi janë arritur ndjesitë e ndryshme të secilës shqisë është e nevojshme që rezultatet të shprehen në një mënyrë të qartë dhe konçize.

Kjo gjë bëhet nëpërmjet një formulari vlerësimi degustimi.

Ekzistojnë dy lloje formularësh:

1. Përshkrueset: në këtë rast verës vetëm i vihet një notë e përgjithshme. Përshkrimet mund të jenë pak a shumë të gjata.
2. Vlerësueset: i vendosim nga një notë të gjitha karakteristikave kryesore të pikasura nga shqisat. Nota e përgjithshme është shuma e tyre.