Kantina
Lista e produkteve
Pata Negra Crianza Rioja
Labastida, Álava
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Tempranillo, Mazuelo, Graciano
Shoqëron: Shpendë, mishra të cilësisë së lartë, djathra dhe peshkun blu.
Sasia e alkoolit: 14%
Temperatura e shërbimit: 16º – 18º C, rekomandojmë që të hapet përpara degustimit ose të dekantohet, në mënyrë që të vlerësohen më mirë të gjitha virtytet e saj.
Çmime: Silver Catavinum 2014, Challenge International du Vin 2014, Silver Medal
Ngjyra: e kuqe e fortë qershie, me nuacë vjollce, e pastër dhe rrëzëllitëse.
Aroma: Pasi është oksigjenuar, shfaqen dukshëm aroma frutash të kuqe dhe të zeza të shoqëruara në mënyrë perfekte me aroma balsamike, të pastra dhe me pakëz erëza, me ndjesi të lehta të lisit.
Shija: e rrumbullakosur dhe e dallueshme, si dhe në të njëjtën kohë e fuqishme dhe e strukturuar, me nje ekuilibër të plotë midis verës dhe drurit, duke lënë pas nje ndjesi të kadifenjtë të qëndrueshme.
E përpunuar në kantinën tonë të Labastidës me rrush të seleksionuar nga vreshta që ndodhen në shpatet më të mira të Sonsierrës. Është fermentuar në temperaturë të kontrolluar, dhe me një tharmim të zgjatur prej 15 ditësh për të arritur koncentrimin maksimal, strukturën dhe aromën.
Kalimi i saj në fuçi lisi për 18 muaj, duke alternuar herë lis amerikan dhe herë francez, dhe qëndrimi më pas në shishe, bëjnë që të jetë një verë me personalitet të vetin dhe me një potencial të jashtëzakonshëm evoluimi.