Kantina
Lista e produkteve
Merlot Opera Prima
Daimiel, Ciudad Real
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Merlot
Sasia e alkoolit:12.5%
Shoqëron: Pihet vetëm ose duke shoqëruar mishra të kuq, gatime furre, mishra me
salca dhe djathra.
Medalje: Konkursi i Cilësisë së Verërave i D.O. Mancha 2010, Medalje Ari, Konkursi
Ndërkombëtar i Wine and Spirits 2012, Medalje argjendi
Temperatura e shërbimit: 14 – 16º C.
Ngjyra: Është një verë me pamje shumë tërheqëse falë tonalitetit vjollcë me intesitet të lartë.
Aroma: E pastër dhe transparente, karakteristikë e varietetit.
Shija: E ekuilibruar dhe me karakter rinor.
Duke patur si qëllim përpunimin e një vere rinore dhe të freskët, përshtatëm datën e fillimit të vjeljes me karakteristikat më ideale për përpunimin e një vere të re, atëherë kur në bistakët e rrushit u gjet përputhja ideale midis sheqerit dhe aciditetit.
Para fillimit të tharmimit alkoolik, rrushi u mbajt në një temperaturë 10°C për 48 orë me qëllim që, në mungesë të alkoolit, të pëfitojmë komponentet terpenikë (fiksojnë aromat, janë antibakterialë, marrin pjesë në sintezën e vitaminave A, K dhe E, etj.) dhe antocianë ( antocianët ushtrojnë efekte terapeutike të njohura si: reduktim të sëmundjeve koronare, efekte antitumorale, antiinflamatore dhe antidiabetike. Efektet terapeutike të tyre kanë lidhje me aktivitetin antioksidant).
Tharmimi alkoolik u krye nën temperaturën 25°C me qëllim konservimin e potencialit aromatik të përftuar paraprakisht. Me t’u tharmuar dy të tretat e sasisë së sheqerit, u hoq bërsia dhe u ul temperatura e mushtit në 20°C për stabilizim dhe u përfundua në depozita inoxi. Pasi u ndërrua ena dy herë, u shishëzua.