Kantina
Lista e produkteve
Mayor de Castilla – Reserva
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Tinta del País
Sasia e alkoolit: 13,5%
Maturimi: 12 muaj në lis
Çmime dhe Medalje: International Wine Contest Brussels 2011, Silver medal,
Bacchus International Wine Competition 2010, Silver Bacchus, Berliner Wein Trophy 2011,
Silver medal
Përshkrimi: Mayor de Castilla Reserva, është një Ribera del Duero me ngjyrë rubini me nuanca në tjegull, i pastër dhe i mëndafshtë.
Aroma: Bashkëjetesë perfekte mdis aromave primare dhe të maturimit në lis.
Shije: Shije frutash pylli të pjekura dhe lehtësisht lëkure. Ekilibër i prekshëm, diçka balsamike dhe e rrumbullakosur. Ka pa dyshim një rrugë të gjatë zhvillimi pozitiv.
Nga mikqyrja e kryer gjatë gjithë vitit në vreshtat tona, kemi zgjedhur ato që, nga terreni ose kushtet e motit, meritojnë më tepër për procesin e maturimit.
Varieteti Tinta del Pais është vjelë me dorë në mënyrë që të marrin ngarkesën maksimale të polifenoleve. Normalisht kjo, në dyjavshin e dytë të tetorit, kur kokrrat e rrushit janë akoma të tendosura dhe të freskëta.
Vjelja, transporti dhe tharmimi, kryhen me përkëdheli, në mënyrë që, ti japim kohë çdo kokrre rrushi të japë maksimimin e të gjithë potencialit të vet të fituar përgjatë jetës së saj. Zgjat më shumë se 30 ditë kontakti me bërsitë dhe pastaj, pa presion, më rënie të lirë, ndajmë verën dhe çdo pikë të saj me kujdes që të përfitojmë karakterin e duhur.
Druri është pjesë që prej fillimit të tharmimit, dhe përgjatë 12 muajve të qëndrimit në fuçi të ndryshme lisi të moshave të ndryshme, arrijmë shijen dhe taktin e duhur. Më pas qëndron 24 muaj në shishe para se të fillojë të tregtohet.