Kantina
Lista e produkteve
Pata Negra Crianza Ribera del Duero
Haza, Burgos
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Tinta del País
Sasia e alkoolit: 14%
Temperatura e shërbimit: 16º – 18º C, rekomandojmë që të hapet përpara degustimit ose të dekantohet, në mënyrë që të vlerësohen më mirë të gjitha virtytet e saj.
Çmime: Silver Catavinum 2014, Berliner Ëein Trophy 2014, Gold Medal, Challenge
International du Vin 2014, Medalje argjendi
Ngjyra: e kuqe qershie tërheqëse me intesitet të lartë, me mbulojë të mrekullueshme
me nuanca vjollce, të cilat bëjnë që të ketë një potencial të lartë evoluimi në shishe.
Aroma: e pasur me aroma frutash pylli, të kuqe dhe të zeza, me një shije fundore
vaniljeje. Vjen e pjekur në gojë, e mbushur me nuance dhe me një kalim në gojë intensiv..
Shija:kthimi në hundë tregon pasurim me tanina madure të cilat lënë një pas-shije
elegante dhe një zgjatje të saj për t’u patur zili.
Pas një seleksionimi specifik të parcelave frutat e të cilave do të bëhebn
pjese e kupazhit të kësaj vere dhe të vjela në momentin optimal të pjekjes së tyre, rrushit i
bëhet një fermentim alkoolik në depozita nën një temperaturë të kontrolluar, me një tharmim
të gjatë të lëkurave për të arritur koncentrimin dhe aromën maksimale. Kalimi i saj në fuçi lisi
francez për 12 muaj, dhe 12 të tjerë qëndrimi në shishe, bëjnë që kjo verë të perfeksionohet
dhe të rrumbullakoset përpara se të dalë në treg.