Kantina
Lista e produkteve
Marques de Carrión – Reserva
Varieteti rrushit: Tempranillo, Mazuelo, Graciano
Sasia e alkoolit: 14%
Maturimi: 36 muaj në lis
Çmime dhe Medalje: Concurso Enológico Internacional Vinitaly 2009, Gran Mención, International Wine Challenge 2010, Mención, Concurso Internacional de Vinos Bacchus 2010, Bacchus de Plata, Challenge International du Vin 2008, Medalla de Plata, Concurso Internacional Baccus 2008, Bacchus de Oro Trophy 2.011, Medalla de Plata
Përshkrimi: Marques de Carrión Rezerva, është një verë e kuqe me ngjyrë rubin të zbehtë duke anuar në tjegull, përshtatshmërisht sipas moshës. Ngjyrë e pastër dhe kristaline.
Aroma:Në hundë paraqitet fillimisht me tone të reduktuara. Me tu oksigjenuar shprehet me një aromë nobël me kujtime delikate vaniljeje, duhani, fruta të egra dhe shfaqje elegante lisi.
Shija Në gojë shfaqet harmonike, e plotë dhe elegante duke treguar një simbiozë të përsosur në mes verës dhe lisit.
Prodhuar në kantinëne tonë të Labastida-s me rrush nga vreshtat e vjetër të shpateve më të mirë të Sonsierra-s. Tharmuar në depozita inoxi në temperaturë 28-32 º C, me shumë përzierje me bërsinë dhe zgjat deri në 3 javë. Më pas vera u kalua në depozita çimentoje, ku përfundoi fermentimin malolaktik, e ndjekur nga dekantime të gjata dhe alternuar me zhvendosje nga një depozitë në tjetrën, me qëllim realizimin e një qartësimi natyral dhe spontan para se të kalojë për maturim në fuçi lisi.
Kaloi në fuçi, ku qëndroi për 36 muaj, midis lisit francez dhe amerikan të moshave të ndryshme duke u ajrosur dhe ndryshuar shtrat çdo 6 muaj. Pas kësaj shplodhet në shishe në kantinën tonë të Marques de Carrión, ku merr finesë dhe sqimë, duke u shfaqur si një verë e shkëlqyer me personalitet dhe me një evolucion të shkëlqyer afat mesëm dhe afat gjatë.