Kantina
Lista e produkteve
Opera Prima Shiraz
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Shiraz (Syrah)
Sasia e alkoolit: 12,5%
Medalje: International Wine and Spirits Competition 2010, Bronze medal, International
Wine Challenge 2011, Bronze medal
Përshkrimi: Një ngjyrë e kuqe shfaqet me intensitet të lartë me reflekse violet.
Aroma: Shumë tërheqëse dhe e pastër. Në hundë aromat e luleve violetë të shoqëruara me fruta të egra dhe me një fund erëzash të këndshme.
Shija: Në gojë e shijshme dhe e këndshne që në takimin e parë, një zhvillim i gjerë me një finale të gjatë dhe të shijshme.
Aciditeti shumë mirë i ekuilibruar dhe që fuqizon rininë e kësaj vere.
Duke patur si qëllim përpunimin e një vere rinore dhe të freskët,
përshtatëm datën e fillimit të vjeljes me karakteristikat më ideale për përpunimin e një vere
të re, atëherë kur në bistakët e rrushit u gjet përputhja ideale midis sheqerit dhe aciditetit.
Para fillimit të tharmimit alkoolik, rrushi u mbajt në një temperaturë 10°C për 48 orë me
qëllim që, në mungesë të alkoolit, të pëfitojmë komponentet terpenikë (fiksojnë aromat,
janë antibakterialë, marrin pjesë në sintezën e vitaminave A, K dhe E, etj.) dhe antocianë
(antocianët ushtrojnë efekte terapeutike të njohura si: reduktim të sëmundjeve koronare,
efekte antitumorale, antiinflamatore dhe antidiabetike. Efektet terapeutike të tyre kanë lidhje
me aktivitetin antioksidant). Tharmimi alkoolik u krye nën temperaturën 25°C me qëllim
konservimin e potencialit aromatik të përftuar paraprakisht. Me t’u tharmuar dy të tretat e
sasisë së sheqerit, u hoq bërsia dhe u ul temperatura e mushtit në 20°C për stabilizim dhe u
përfundua në depozita inoxi.