Kantina
Lista e produkteve
Jaume Serra Chardonnay
Lloji i verës: E bardhë
Varieteti rrushit: Chardonnay
Sasia e alkoolit: 13%
Maturimi: 3 muaj në lis
Medalje: Chardonnay du Monde 2012, Silver medal, International Wine Contest
Brussels 2011, Silver medal, International Wine Challenge 2012, Silver medal, International
Wine and Spirits Competition 2012, Silver medal
Përshkrimi: Me një pamje të pastër dhe rrezëllitëse dhe një tonalitet të verdhë tërheqës.
Aroma: Në hundë është e freskët, me një përmbledhje komplekse aromash frutash tropikale.
Shija: Në gojë manifestohet e lehtë dhe elegante me një finale të ekuilibruar dhe të freskët që të sjell në mend fazën aromatike.
Për përpunimin e kësaj vere, rrushi seleksionohet para se të hyjë në kantinë.
Mushti realizohet me anë të një shtrydhje nën presion të lehtë dhe pastrohet para se të fillojë tharmimi.
Ky proces realizohet në 18°C në depozita inoxi.
Me të mbaruar fermentimi, vera mbartet në enë të tjera pë t’u stabilizuar dhe uniformizuar me qëllim që ruajë freskinë e saj para se të shishëzohet.
