Kantina
Lista e produkteve
Pata Negra Gran Reserva
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Tempranillo
Sasia e alkoolit: 13%
Maturimi: 36 muaj në lis
Çmime dhe Medalje: Medalje Argjendi në Brussels International Wine Competition, Bruksel 2009. Medalje Argjendi në Challenge Interantional du Vin, 2010. Çmimi “Grande Menzione” në Konkursin Enologjik Ndërkombëtar Vinitaly 2009. Medalje Bronzi në Internarnational Wine Challenge 2010.
Përshkrimi: Paraqitet me një ngjyrë të kuqe intensive ku shfaqen lehtësisht tonalitete tjegulle.
Aroma: Në hundë aromat e maturimit në lis plotësojnë aromat e varietetit që ndëkohë nuk është më frutal por ka evoluar në të tjera më komplekse si erza dhe laktikë.
Shija: Shija ka të bëjë me një verë të strukturuar, shumë të këndshme, përfshirëse dhe me një rikthim të gjatë.
Kjo verë është e përftuar nga rrush i zgjedhur.
U fermentua në temperaturë të kontrolluar 25°C – 30°C. Bërsia ndenji me mushtin për rreth 20 ditë për të arritur strukturën dhe ngjyrën tipike të një vere ku si qëllim final të ketë ruajtjen për tepër se 5 vjet të tjerë.
Pas fermentimit malolaktik, dërgohet në fuçi lisi amerikan dhe francez ku ruhet për 36 muaj.
Pas kësaj periudhe, shishëzohet dhe maturohet në shishe.
