Kantina
Lista e produkteve
Opera Prima Tempranillo
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Tempranillo
Sasia e alkoolit: 13%
Medalje: International Wine and Spirits Competition 2012, Silver medal, Challenge
International du Vin 2012, Silver medal, Bacchus International Wine Competition 2013,
Silver Bacchus
Përshkrimi Ngjyrë e kuqe rubini e pastër dhe rrezëllitëse, me reflekse blu të moshës së saj të re.
Aroma:Në hundë shpalosen aroma tipike të varietetit, fruta të kuqe dhe të zeza pylli si: mana, manaferra, luleshtrydhe, boronica, gjithashtu edhe aroma lulesh si violetash dhe trëndafilash.
Shija:Në gojë rikonfirmohet një shpërthim aromash frutash pylli të kuqe dhe të zeza dhe rishfaqen në rikthimin hundor aromat fillestare të gjetura gjatë nuhatjes.
<strong>Përpunimi: </strong>Duke patur si qëllim përpunimin e një vere rinore dhe të freskët, përshtatëm datën e fillimit të vjeljes me karakteristikat më ideale për përpunimin e një vere të re, atëherë kur në bistakët e rrushit u gjet përputhja ideale midis sheqerit dhe aciditetit.
Para fillimit të tharmimit alkoolik, rrushi u mbajt në një temperaturë 10°C për 48 orë me qëllim që, në mungesë të alkoolit, të pëfitojmë komponentet terpenikë (fiksojnë aromat, janë antibakterialë, marrin pjesë në sintezën e vitaminave A, K dhe E, etj.) dhe antocianë ( antocianët ushtrojnë efekte terapeutike të njohura si: reduktim të sëmundjeve koronare, efekte antitumorale, antiinflamatore dhe antidiabetike. Efektet terapeutike të tyre kanë lidhje me aktivitetin antioksidant).
Tharmimi alkoolik u krye nën temperaturën 25°C me qëllim konservimin e potencialit aromatik të përftuar paraprakisht. Me t’u tharmuar dy të tretat e sasisë së sheqerit, u hoq bërsia dhe u ul temperatura e mushtit në 20°C për stabilizim dhe u përfundua në depozita inoxi.
