Kantina
Lista e produkteve
Arnáiz Reserva
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Merlot, Cabernet Sauvignon, Tinta del País
Sasia e alkoolit: 13,5%
Maturimi: 18 muaj në lis
Çmime dhe Medalje:International Wine Challenge 2010, Mención, International Wine and Spirits Competition 2010, Medalla de Oro, Challenge International du Vin 2010, Medalla de bronce, Challenge International du Vin 2008, Medalla de Bronce, Concurso Enológico Internacional Vinitaly 2010, Premio Especial, Concurso Internacional Bacchus 2008, Bacchus de Plata.
Përshkrimi: Arnaiz rezerva është një verë e kuqe-qershi me intensitet të lartë, me reflekse të bukura vjollcë, e cila nënkupton një përpunim të kujdesshëm, të gjatë dhe të kontrolluar.
Aroma: Shijohen fruta pylli, me nuanca erëzash dhe një sfond vaniljeje si rezultat i lisit të integruar të mënyrë të përkryer.
Shija: Në gojë prezantohet plot me nuanca me shije intensive. Në rikthim, shoqërohet përsëri nga pjekuria e taninës së ëmbël dhe frutave të egra, të integruara më së miri në strukturën e verës, të cilat i jepin hijeshi, elegancë dhe një fund të zgjatur.
Mendimi për këtë verë, ka filluar në janar me krasitjen e vreshtave të vjetër, ku ruhet numri i duhur i filizave për të pasur një ekuilibër optimal të bimës. Pas 10 muajsh kujdesjesh në këto vreshta, dhe arritjes së shkallës së duhur të pjekurisë, realizohet vjelja natën, me qëllim që rrushi të mbërrijë në kantinë në temperaturë të ulët dhe pa ndonjë fillim të padëshiruar tharmimi përgjatë rrugës. Tharmimi u zgjat për 25 ditë, për të përftuar kështu, potencialin e plotë të rrushit.
Tharmimi malolaktik u krye me musht të kulluar. Pasi këtij tharmimi, vera u dekantua dy herë për të përfunduar më pas në fuçi lisi për procesin e maturimit. Ky proces zgjat për 18 muaj në fuçi të reja lisi francez dhe ndërkohë i bëhen dy kullime të cilat ndihmojnë oksigjenimin e verës. Pas kësaj periudhe, ruhet në qetësi, në shishe, për 18 muaj të tjerë, për të përfunduar periudhën e maturimit.
