Kantina
Lista e produkteve
Pata Negra Reserva Ribera del Duero
Haza, Burgos
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Merlot, Cabernet Sauvignon, Tinta del País
Sasia e alkoolit: 14%
Temperatura e shërbimit: 16º – 18º C, rekomandojmë që të hapet përpara degustimit ose të dekantohet, në mënyrë që të vlerësohen më mirë të gjitha virtytet e saj.
Çmime: Silver Catavinum 2014, Bacchus International Wine Competition 2014, Silver Bacchus
Ngjyra: Pata Negra Reserva është një verë në ngjyrë të kuqe të plotë dhe densitet të lartë, me reflekse të bukura vjollce, që vë në dukje një moshim të zgjatur dhe të kontrolluar.
Aroma: Ndjehen fruta të egra, me nuanca erezash dhe një sfond vaniljeje me prejardhje nga lisi nobel i integruar persosmërisht.
Shija: Në gojë prezantohet plot nuanca dhe një kalim intensiv. Në rikthim gjejmë përsëri fruta të shoqëruara me pjekurinë e taninave të embla dhe të harmonizuara në strukturën e verës, të cilat kontribuojnë me elegancë dhe kembëngulje.
Përpunimi i kësaj vere nis me me prerjen e vreshtave më të vjetra, moment në të cilin zvogëlohet numri i degëve të duhura për ekuilibrin e bimës. Mbas 10 muajsh në fushë, dhe pasi është arritur moment i duhur i pjekjes, bëhet vjelja natën, me qëllim që rrushi të arrijë në kantinë me temperaturë të ulët dhe pa tharmime të padëshiruara.
Tharmimi u zgjat për 25 ditë, duke arritur kështu potencialin maksimal de rrushit. Tharmimi malolaktik u realizua në presencë bersish fine. Me të mbaruar ky fermentim, verës iu ndërruar dy herë ena dhe më pas kaloi në procesin e qëndrimit në fuçi. Moshimi u krye në fuçi të reja lisi francez për 18 muaj përgjatë të cilëve fuçitë ndërrohen dy here, proces ky që mundëson oksigjenimin e verës. Mbas kësaj periudhe, vera qëndron në shishe edhe për 18 muaj të tjerë për të plotësuar procesin e saj.
