Kantina
Lista e produkteve
Pata Negra Reserva Rioja
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Tempranillo, Mazuelo, Graciano
Sasia e alkoolit: 14%
Temperatura e shërbimit: 16º – 18º C, rekomandojmë që të hapet përpara degustimit ose të dekantohet, në mënyrë që të vlerësohen më mirë të gjitha virtytet e saj.
Çmime: Silver Catavinum 2014, Bacchus International Wine Competition 2014, Gold Bacchus, Challenge International du Vin 2014, Silver Medal
Ngjyra: Shegë e theksuar perfekte, e plotë, pa vagullime evolucioni, rrezellitëse dhe e pastër.
Aroma: Tone të lehta redukrimi, (siç duhet të jetë një rezervë), të cilat zhduken shpejt dhe I lënë vendin një arome komplekse, aromatike, me pakëz erza, duhan dhe fruta qe kuqe të pjekura mirë.
Shija: Harmonike, e plotë dhe elegante, duke krijuar një simbiozë perfekte midis verës dhe lisit.
E përpunuar në kantinën tonë të Labastidës me rrush të seleksionuar nga vreshta të lashta që ndodhen në shpatet më të mira të Sonsierrës.Është fermentuar në temperaturë të kontrolluar, dhe me një tharmim të zgjatur prej 3 javësh për të arritur koncentrimin maksimal, strukturën dhe aromën.
Kalimi i saj në fuçi lisi për 36 muaj, duke alternuar herë lis amerikan dhe herë francez, dhe qëndrimi më pas në shishe, bëjnë që të jetë një verë me personalitet të vetin dhe me një potencial të jashtëzakonshëm evoluimi afat shkurtër dhe afat gjatë.
