Kantina
Lista e produkteve
Opera Prima Cabernet
Lloji i verës: E kuqe
Varieteti rrushit: Cabernet Sauvignon
Sasia e alkoolit: 13%
Medalje: International Wine and Spirits Competition 2010, Bronze medal, Challenge
International du Vin 2012, Silver medal
Përshkrimi: Cabernet tipik, me ngjyrë të kuqe rubini, e pastër dhe rrezëllitëse, me reflekse blu të moshës së saj të re.
Aroma: Në hundë shpalosen aromat tipike frutale të varietetit me një fund erëzash.
Shija: Në gojë shpreh një ekuilibër të përshtatshëm midis alkoolit, aciditetit dhe sheqerit gjë që e bën të këndshme dhe të gjerë përgjatë shijimit.
Duke patur si qëllim përpunimin e një vere rinore dhe të freskët, përshtatëm datën e fillimit të vjeljes me karakteristikat më ideale për përpunimin e një vere të re, atëherë kur në bistakët e rrushit u gjet përputhja ideale midis sheqerit dhe aciditetit.
Para fillimit të tharmimit alkoolik, rrushi u mbajt në një temperaturë 10°C për 48 orë me qëllim që, në mungesë të alkoolit, të pëfitojmë komponentet terpenikë (fiksojnë aromat, janë antibakterialë, marrin pjesë në sintezën e vitaminave A, K dhe E, etj.) dhe antocianë ( antocianët ushtrojnë efekte terapeutike të njohura si: reduktim të sëmundjeve koronare, efekte antitumorale, antiinflamatore dhe antidiabetike. Efektet terapeutike të tyre kanë lidhje me aktivitetin antioksidant).
Tharmimi alkoolik u krye nën temperaturën 25°C me qëllim konservimin e potencialit aromatik të përftuar paraprakisht. Me t’u tharmuar dy të tretat e sasisë së sheqerit, u hoq bërsia dhe u ul temperatura e mushtit në 20°C për stabilizim dhe u përfundua në depozita inoxi.
